Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e Sandhausenit si mysafirë e turpërojnë me rezultat 5:1 Hamburgun, në takimin e javës së fundit të Bundesliga II në futboll.
Lojë e shkëlqyeshme e Paçaradës me shokë dhe në mënyrën më të mirë e përmbyllën edicionin.
Golat i shënuan për Sandhausenin Van Drongelen (13′-autogol), Behrens (21′, 84′-nga penalltia), Engels (89′), Diekmeier (90+3′) dhe për Hamburgun Hunt (61′-nga penalltia). Paçarada ka treguar lojërat më të mira gjatë kampionatit që sapo përfundoi. Ai ka qenë më standardi dhe që i ka dhënë siguri të plotë në repartin e mbrojtjes së ekipit të tij.
Humbje e rëndë për Hamburgun dhe mbetet jashtë play-off-it për të luftuar që të kthehet në elitë.
Sandhausen përfundoi në vend të dhjetë me 43 pikë, kurse Hamburgu është në pozitën e katërt me 54 pikë. Arminia Bielefeld zuri vendin e parë me 68 pikë, Stuttgart është në pozitën e dytë me 58 sosh dhe u kthyen në Bundesliga I, ndërsa Heidenheim renditet i treti me 55 pikë dhe në play-off kërkon inkuadrimin në elitë. Nga liga largohen Wehen dhe Dynamo Dresden, ndërsa në play-aut luan Nurnbergu.