Ornela e pafajshme u vra nga bashkëshorti, mediat shqiptare e lanë në hije

0
Gjigandi

 

Nga Lindita Semanjaku

As emrin nuk ja permendën në disa raste! Është një vrasje e dytë që i bëhet Ornelës e cila u la në hije nga media shqiptare. Sikur jeta e saj të mos kishte asnjë vlerë apo rëndësi!

Ornela Shehi, gruaja shtatzënë u vërvit nga kati i 6-të nga duart e burrit të saj Florind Belliu ndërsa dy fëmijët e tyre që e panë këtë skenë klithën “mama mama” teksa ai e përplasi për vdekje bashkë me fëmijen e tretë në bark. Belliu, bazuar në përshkrimet e atyre në brendësi kishte simptoma skizofrenie gjë e cila u shfaq pas humbjes së babait të tij dhe u përkeqësua në ditët, javët e muajt në vazhdim e kulminoi me aktin fatal që ai kreu.

Ai kishte marrë edhe ilaçe “qetesuese” thotë miku i tij në një intervistë, sepse shikonte dhe fliste gjëra që ishin anormale duke e lënë me aq. Por njerëzit që kanë lexuar mbi sëmundjen e skizofrenisë e kupton që ai në fakt ishte skizofren. Një kolpo e fuqishme emocionale i bën njerëzit që mbartin këtë vulnerabilitet të fillojnë të kenë simptoma që përkeqësohen në vazhdimesi. Ka detaje të tjera në shtypin amerikan që faktojnë që Belliu ishte me probleme të rënda mendore!

Për shkak te tij vdiq një nënë, bijë, mbesë, mike, kolege e pafajshme!! Po, a dëgjuat gjë ju për Ornelën në media!? As emrin nuk ja permendën në disa raste! Është një vrasje e dytë që i bëhet Ornelës e cila u la në hije nga media shqiptare. Sikur jeta e saj të mos kishte asnjë vlerë apo rëndësi! Ndërsa për dhunuesin, fajtorin e aktit çnjerëzor, barbar e monstruoz u fol e vazhdon të flitet gjerë e gjatë në çdo media në Shqipëri.

Po të kishte ndodhur ky rast në Shqipëri fajtor dihet kush do të ishte, shteti!!!! Media nuk mban përgjegjësi për paaftesinë e tejskajshme profesionale, nuk mban përgjegjësi për mungesën e objektivitetit, nuk mban pergjegjësi për mungesën e informacionit të saktë dhe të plotë e as për shtrembërim të fakteve sy për sy.

Ornela nuk u hodh vetë! Ajo nuk donte të vdiste! Ajo donte të jetonte të rriste e të edukonte fëmijët e saj e t’i jepte jetë jetës brenda saj! Viktima është ajo, fëmija në trupin e saj, fëmijët e saj tashmë jetim. Pikëllimi i shumëfishtë është për familjen e saj, miqtë e saj, kolegët e saj! Ornela është më e pafajshme se pafajshmëria.

Media shqiptare me paturpërpësine më të madhe heshti ndaj saj! Nuk dëgjuam asnjë superlativë, asnjë fjalë të vetme për Ornelën nga të afërmit apo miqtë e saj. Nuk dëgjuam se sa e fortë, mbështetëse, ndihmuese, e mirëkuptimin dhe tolerancën e tejskajshme që ajo pati për atë burrë. Nuk dëgjuam as për vuajtjen, peripecinë, dhunën, stresin, dhimbjen, makthin e saj deri në frymën e fundit!

Çfarë dëgjuam? Lartësime, keqardhje, superlativa për njeriun që kreu një nga aktet me monstruoze që një njeri mund të kryejë me apo pa ndërgjegje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu