Organizoi dasmë pa respektuar masat anti-Covid, e pëson keq pronari i lokalit, 1 mln lekë gjobë dhe…

0
Gjigandi

E pëson keq pronari i një lokali dasmash në Sukth që duhet të përballet me një hetim tashmë. Sipas burimeve zyrtare, 39-vjeçari organizoi dasmë në lokalin e tij, në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin:

E. K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.

RonaTyra

Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu