Vendimet e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për pacientët e infektuar me Covid-19 që do të qëndrojnë më pak ditë në izolim dhe ulja e afatit të administrimit të dozës booster janë dy vendime që u morën shumë vonë nga autoritetet shendetsore. Ky ështe konstatimi i epidemiologut Ilir Alimehmeti, i cili thotë se rishikimi i masave duhej bërë shumë kohë më parë.
Ndërsa lënia e orës policore 23 është e pakuptimtë pasi nuk ndikon në asnjë moment në situatën aktuale të pandemisë, shprehet Alimehmeti.
“
Orari i kufizimit të lëvizjes së lirë nuk ka asnjë arsye dhe nuk ka pasur ndonjë arsye pse të qëndrojë, është tjetër gjë që ka të bëjë me masat ku ka aktivitet me shumë njerëz, me grumbullime të mëdha, kjo do ponderuar, por ka shumë gjasa që ka ardhur momenti që edhe kjo lloj mase të largohet dhe ne të shkojmë drejt hapjes
.”
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se masat do të rivlerësohen në javët e para të muajit mars dhe në çdo rast do të merret parasysh numri i infektimeve dhe fataliteteve.Prej dhjetorit dozën e tretë e ka marre vetëm 8% e popullsisë.