Forumin i Kryetarëve të Bashkive në Firence, Leli: Modeli më i mirë i promovimit të qytetit turistik

0
Forumin i Kryetarëve të Bashkive në Firence, Leli: Modeli më i mirë i promovimit të qytetit turistik
Gjigandi

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli mori pjesë në Forumin e Kryetarëve të Bashkive në Firence me qëllim promovimin e qyteteve turistike.

Leli ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis me të cilin ka ndarë kujtimet e viteve të studimeve të tij në Athinë.

“Me Kryetarin e Bashkisë së Athinës kujtova vitet e studimeve që asnjëherë nuk janë të thjeshta, për askënd, në një vend të huaj, por dashamirësia, mikpritja dhe prania e gjithë shqiptarëve dhe vlonjatëve në qytetin e tij, e bënë përvojën të dukej një udhëtim i bukur, prandaj e pranova me kënaqësi ftesën e tij për të vizituar Athinën sërish.

Ka ndodhur njësoj me Stambollin. Modeli i promovimit të qytetit turistik, prej Kryetarit të Bashkisë, është shembulli dhe argumenti i bisedës tonë në Forumin e Kryetarëve të Bashkive në Firence”

, tha Leli.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu