Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, është kthyer të flasë për emergjencën e Koronavirusit gjatë 100-vjetorit të themelimit të Federatës së Sllovenisë, që është edhe venlindja e numrit “1” të organit më të lartë drejtues të futbollit në kontinent.
“Koronavirusi ka blinduar klubet dhe ka ndaluar gjithçka, futbollin e përfshirë.
Do të ketë sigurisht pasoja, por futbolli është energji pozitive dhe shkollë jete, njerëzve u pëlqen ta ndjekin dhe personalisht më mungon shumë”.
“Nuk kam frikë për të ardhmen e këtij sporti dhe nuk jam dakord me parashikimet apokaliptike të atyre që thonë se nuk do të ketë evente në masë nga tani e tutje. Do të duhet kohë që gjërat të kthehen normale por do të dalim”.