Opozita e re kundër reformës, Murrizi: Nuk votojmë asnjë dosje pazari

0
Gjigandi

Opozita parlamentare po shtrëngon radhët për te bllokuar reformën zgjedhore ne Parlament.

Kërcënimin për bllokimin e kodit te ri elektoral përfaqësuesit e tri grupeve parlamentare te opozitës se re ia përcollën ambasadores amerikane, Yuri Kim dhe diplomatit te BE-së Lugi Soreca.
“Asnjë kusht, i thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari te dosje 184, te Petrit Vasili dhe militantëve te tjerë. Kërkojmë lista te hapura, administratë zgjedhore jo politike, votë emigrantësh, ndryshe nuk votojmë 39 deputetët asnjë shpresë tjetër. Nuk e mora vesh se çfarë kërkoi, nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj”, shprehet Murrizi.
Por a mund ta kushtëzoje miratimin e reformës zgjedhore opozita e re? Ne parlament ka 3 grupe parlamentare opozitare, gjithsej ata janë 31 deputetëve. Por ata pretendojnë se janë edhe me shumë, qe kërkojnë ndryshimin e sistemit. Beteja me numrat duket e vështirë. Miratimi i kodit zgjedhor kërkon 84 vota, ndërsa mazhoranca e cila gëzon 75 mandate ka treguar se kur I janë dashur ka pasur ne krah deputetë te pavarur te cilët kanë zgjedhur te qëndrojnë jashtë grupeve parlamentare si te pavarur. /Elda Menga/

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu