Opozita bllokon foltoren më pas braktis Kuvendin, Ruçi: Rrugë të mbarë…

0
Gjigandi

Opozita parlamentare ka braktisur Kuvendin pas debateve të shumta që lindën për shkak se kërkonin të merrni fjalën.

Ka qenë deputeti Myslym Murrizi ai që u ka bërë thirrje kolegëve të tij opozitar që të braktisin sallën dhe ata i janë përgjigjur.
Në fjalën e tij Murrizi,  tha se kryetari i Kuvendit po përpiqet që të bëjë diversion në opozitë, pasi jo vetëm sot, por edhe në seancën e kaluar nuk i dha fjalën atij, si kryetar grupit demokrat, por Rudina Hajdarit.
“Ti them këto fjalë për respekt të miqësisë prej 20 vitesh. Unë ftoj deputetët e opozitës ta braktisim këtë seancë dhe këta ta vijojnë mbledhjen e partisë” tha Murrizi.
Gramoz Ruçi: Rrugë të mbarë dhe herë tjetër zbatoni etikën dhe rregulloren e Kuvendi. Vazhdojmë. Fjalën e ka Lleshaj.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu