“Opinionistët zgërdhihen”/ I ati i Kiarës reagon i revoltuar: Do vij me avokat nga Italia

0
Gjigandi

Ditën e djeshme, babai i Kiara Titos, konkurrentes së Big Brother Vip ishte i ftuar në një emision nëpërmjet një lidhjeje live, ku mes të tjerash ai ka folur për ndryshimin dhe ecurinë e saj, pas rikthimit në “BBV”.

Nga Italia, Arbri tha se çfarëdo që të bëjë Kiara të tjerët do e sulmojnë. Ai po ashtu kundërshtoi opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël.

Babai i Kiarës shtoi se për një komentues që kishte shfaqur gjuhë urrejtjeje për të do vijë me avokat nga Italia, pasi këto veprime janë të papranueshme.

Ai tregoi se gjatë komunikimit me Kiarën pasi ajo doli nga shtëpia i sugjeroi ta shijonte.

“Ajo ishte shumë e ndrojtur, dhe e rezervuar. Por ajo më njoftoi se ka mundësi të rikthehej. Vetëm qante dhe thoshte se ku e dija unë se çfarë do të duhej të bënte. Unë i thashë analizoje se çfarë mund të bëje ndryshe. Nuk ishte në inat e sipër, tani nga ju e kuptova se është përqafuar me Efin dhe ja pra, ajo nuk mban inat. Njerëzit që ajo i do nuk i ofendon por i injoron. Mendoni këtë njeri sikur të jetë motra juaj, vajza juaj, mendoni se mund të ketë edhe ajo një jetë.

RonaTyra

Nëse Kiara do thoshte siç ka thënë dikush tjetër aty më përpara, që mund të bëj fëmijë dhe do i shes organet, këtu në Itali nga një format i njëjtë do ishte përjashtuar. Por aty jo vetëm që nuk u përjashtua, por as u përmend. Kiara nga ana tjetër gjykohet pse nuk e mban kryqin, pse u vesh me të zeza. Nuk ka një argument tamam që të thotë Kiara ka bërë këtë. Pashë një analist që thoshte se Kiara u fut që të mos fitojë Luizi, ky ishte kulmi. Shiko Kiara nuk është futur aty për ta fituar”,- tha i ati i Kiarës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu