Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar mbrëmjen e sotme për operacionin “Plumbi i artë”.
Kryemadhi u shpreh në A2 se dështimi i këtij operacioni tregoi se rrjedhja e informacionit vjen nga policia pasi sipas saj nga ka prokuror që do të dëmtojë procesin e tij.
Ajo shtoi se po kërkohet të largohet vëmendja nga çështja e inceneratorëve që sipas saj përfshijnë një pjesë të mirë të kabinetit qeveritar.
“Dështimi i operacionit ‘Plumbi i Artë’ siç ndodhi dekonspirimi i të gjithë operacionit tregoi se rrjedhja e informacionit nga do të vijë, do të vijë nga policia nuk besoj që ka ndonjë prokuror që do të dëmtojë procesin e tij.
Situata me presidentin është krijuar dhe për të larguar vëmendjen nga zhvillimet e fundit që po ndodhin me dëshmitë e dy të penduarve, që përfshijnë shumë grupe kriminale, pjesa më e madhe e të cilave kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në zgjedhjet e 25 prillit, ku kanë qenë garnizoni ushtarak i Partisë Socialiste në këto zgjedhje.
Gjithashtu po kërkohet të largohet vëmendja dhe nga çështja e inceneratorëve, e cila është një arsye edhe më e rëndë që implikon kryeministrin, kryetarin e bashkisë, ministra”,
tha ajo.