Sipas Oltës mbrëmjen e djeshme shtëpinë e “Big Brother VIP” do e linte Kiara. Mëngjesin e sotëm duke biseduar me Dean dhe Nitën teksa grimoheshin, Olta tha se nga surprizat kuptoi që Kiara do largohej mbrëmë.
Dea ndau të njëjtin mendim teksa Olta vazhdoi duke thënë se cikli i Luizit dhe Kiarës ka mbaruar sepse tani ka nisur një romancë e re, me Kristin dhe Keisin.
Olta: Na e prishi Bledi dje muhabetin. Nga surprizat nga gjërat dje do dilte Kiara. Bledi e kishte problem ta priste verdiktin. Nuk e ka pasur të lehtë. Bledi s’duhet të kishte aq frikë. Ai ishte lojtar i ri. Cikli i këtyre ka mbaruar. Ka filluar një romancë e re. Me rradhë janë gjërat. Erdhi Eva Alikaj, do iki Valbona. Gjërat kuptohen qartë. Bledi do rrinte, Kristi do bënte romancën.