Aktori, i kthyer tashmë edhe në këngëtar, Olsi Bylyku, po vazhdon të jetë mjaft aktiv me projekte muzikore.
Ai ka lansuar këngën e radhës “Fryma Ndalet”, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.
I njëjti vjen me një interpretim të mahnitshëm, gjersa trajton tema të veçanta e të ndjeshme në prurjet që herë pas here sjell.
Foto: Screenshot/YouTube
Teksi dhe muzika është shkruar nga vet artisti, kurse per ‘beat’-in u përkujdes Ahmed Najah.
Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti ndërkohë u realizua nga Marenglen Boja.
Videoja i është besuar produksionit të njohur shqiptar, Marenglen Boja.
Kjo këngë e Olsit vjen pas “Do ditë”, bashkëpunimit të suksesshëm të këngëtarit me partneren e tij, Egli.
/abc24.al/