Nuk përmbahet vajza nga Lezha, 24-vjeçarja plagos me thikë një djalë

0
Gjigandi

Një vajzë 24- vjeçare ka plagosur me thikë një djalë, i cili ka përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur gjatë një sherri mes të dyve.

Mësohet se 24-vjeçarja me inicialet është arrestuar nga policia kurse i plagosuri A.M, u transportua tek spitali i Traumës. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe një person i tretë, A.Sh, për të cilin nuk dihet se çfarë roli ka pasur në këtë sherr.

Njoftimi i policisë:

Lezhë, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases F.M.,24 vjeçe, banuese në Lezhë, si dhe proçeduan penalisht shtetasin A.Sh.,banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.

RonaTyra

Gjatë një konflikti të çastit,në qytet Lezhë shtetasja F.M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.M.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu