Nuk ‘kursehet’ Rrugorja, pezullohen 28 leje drejtimi dhe bllokohen 21 automjete në Tiranë

0
Gjigandi

21 leje drejtimi janë pezulluar në vetëm 24 orë në Tiranë, për qarkullim me shpejtësi më shumë se 20 km/h në zonat urbane dhe me shumë se 30 km/h jashtë zonave urbane.

Si dhe janë bllokuar 21 automjet, pasi shoferët qarkullonin jashtë normave të lejuara përgjatë muajit qershor.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle intensive me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet dhe në hyrje-daljet e tij.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i përdorimit të mjeteve logjistike bashkëkohore, janë pezulluar 21 leje drejtimi, për periudha nga 1 deri në 18 muaj, raste të përsëritura, për qarkullim me shpejtësi më shumë se 20 km/h në zonat urbane dhe me shumë se 30 km/h jashtë zonave urbane. Janë vendosur 146 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë jo më shumë se 10 km/h, të cilat variojnë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.

RonaTyra

Gjithashtu, 122 masa administrative janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë më shumë se 10 km/h dhe jo më shumë se 30 km/h, të cilat variojnë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj;

Po si rezultat i përdorimit të një prej makinave inteligjente nga Policia Rrugore e Tiranës, pjesë e flotës së automjeteve që iu shtua së fundi Policisë Rrugore, janë konstatuar dhe ndëshkuar 34 drejtues mjetesh që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, 37 për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 29 për të tria shkeljet së bashku, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit. Gjithashtu, janë bllokuar 21 automjete të shpallura “Alert”, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, të skanuara nga makina inteligjente, gjatë muajit qershor.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu