Nuk ‘kursehet’ Rrugorja në Tiranë/ Pezullohen 110 leje drejtimi, gjobiten 2451 shoferë

0
Gjigandi

26 shoferë janë proceduar penalisht në Tiranë për shkeljen e rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Mësohet se uniformat blu kanë ndëshkuar me gjobë në total 2451 drejtues mjetesh, si dhe janë pezulluar në total 110 leje drejtimi.

Sakaq janë hequr 5 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Njoftimi i policisë:

RonaTyra

Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Në këtë kuadër, gjatë një jave, u arrestuan/proceduan në gjendje të lirë 26 drejtues mjetesh, për shkeljen e rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor. Janë ndëshkuar me masë administrative 955 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

351 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2100 drejtues mjetesh.  Janë pezulluar 110 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara. Janë vendosur 225 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.  Janë hequr 5 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu