Portugezi Ruben Saraiva, para Gjykatë së Lezhës ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, vitin e kaluar.
Ai është shprehur se nuk ka lidhje me ekzekutimin dhe se në Shqipëri ishte për pushime.
“Akuzat i kam marrë vesh nga mediat”, ka deklaruar i akuzuari, për të cilin gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Edhe avokati i portugezit ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke thënë se klienti i tij nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit.
Të arrestuar në Britani të Madhe për vrasjen e Nikulajt, janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.
j.l./ ABC24.AL