VIDEO: Avioni me rreth 400 persona përfshihet nga flakët gjatë uljes

0
Gjigandi

Alarm në aeroportin Haneda, në Tokio.

Një avion i Japan Airlines shpërtheu në flakë, teksa po ulej në pistë.

Pasagjerët të panikosur nxituan të dilnin nga avioni.

Sipas burimeve, rreth 400 persona janë nxjerrë nga avioni nga ekipet e emergjencës, dhe fatmirësisht janë të sigurt.

Dyshimet janë se avioni i Japan Airlines mund të jetë përplasur me një aeroplan japonez të rojes bregdetare.

RonaTyra

BBC shkruan se avioni me pasagjerë është përplasur me një aeroplan të rojës bregdetare që ndodhej në pistë, pasi do të dërgonte ndihma në zonat e prekura nga tërmeti 7.5 ballë që goditi Japoninë.

Ndërkohë nga informacionet paraprake theksohet se një person që ndodhej në aeroplanin e rojës bregdetare ka arritur të dalë jashtë, ndërsa pesë të tjerë janë ende të zhdukur. Ekipet e emergjencës po punojnë për të gjetur personat që rezultojnë të zhdukur.

 

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu