Arrestimi i Dritan Metës: Emërohet shefi i ri i komisariatit në policinë e Kurbinit

0
Gjigandi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka emëruar në detyrën e shefit të komisariatit Kurbin, Shkëlzen Metushin.

Ky i fundit, ka mbajtur detyrën e shefit të Shqiponjave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Emërimi i Metushit në krye të Komisariatit të Kurbinit, erdhi pas arrestimit të Dritan Metajt, i cili mbante detyrën e kreut të këtij komisariati.

Metaj u arrestua më 9 tetor në kuadër të megaoperacionit “Flakë në det”, pasi rezultoi se ka patur rol të rëndësishëm në një grup të strukturuar kriminal në kuadër të trafikut të drogës.

Kujtojmë se Metaj u arrestua pasi në dosjen e SPAK u zbulua se kishte një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës, vijmësi e operacionit ‘Falkë në Det’, i nisur që në 15 gusht të këtij viti.

RonaTyra

Në dosjen e SPAK, rezulton janë zbuluar dhjetra komunikime mes Metës dhe Çelës në celular, një pjesë e të cilëve u sekuestruan pasi u kap veliera në det duke u djegur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu