‘Nuk kam konflikte me askënd, por më rrezikohet jeta’!/ Si e ndryshoi dëshminë para hetuesve administratori i shkollës private në Tiranë  

0
Gjigandi

Administratori i shkollës private në Tiranë, Lulzim Masha, i shpëtoi një atentati të martën paradite në një rrugicë pranë Parkut të Liqenit Artificial, teksa tani ka kërkuar mbrojtje nga shteti.

Masha ka thënë para grupit hetimor se, prej fundit të dhjetorit një i ri e ndiqte çdo ditë në zonën e Liqenit Artificial, kur shkonte në punë.

Mëngjesin e 18 janarit Lulëzim Masha ka treguar se, ka qenë tek berberi e më pas është nisur për në punë, ku në afërsi të një këndi lojërash për fëmijë një i ri i ngjashëm me atë që e kishte ndjekur për disa ditë, ka qëlluar 3 herë në drejtim të makinës së tij.

I riu i ka folur por 63-vjeçari nuk ka kuptuar asgjë nga ato që janë folur. Pas të shtënave ai është larguar me mjetin e tij me shpejtësi dhe kur ka ndaluar ka njoftuar policinë, e cila nga këqyrja e bërë ka rezultuar se mjeti “Benz ML” i Mashës, kishte një shenjë plumbi në pjesën e pasme.

Për ngjarjen policia ka shoqëruar 10 persona që mund të kenë dijeni, pasi ndodheshin pranë vendit ku u dëgjuan të shtënat, por ata nuk kanë dhënë të dhëna të vlefshme për hetimin.

RonaTyra

Në pyetje është marrë edhe Fatmir Masha, vëllai i Lulzim Mashës, i cili rezulton i dënuar nga gjykata e Tiranës me 15 vjet burgim, për akuzën e vrasjes, por ai ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen.

Nga ana e tij, Lulëzim Masha, ka thënë se, nuk ka konflikte me askënd, por pas ngjarjes ndihet i rrezikuar dhe kërkon mbrojtje për veten dhe familjen.

/Burimi: Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu