Tensionet në Veri të Kosovës, Vuçiç: Ndërgjegjia jonë është e pastër

0
Gjigandi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç iu drejtua kombit pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me situatën e tensionuar në Veri.

Sipas tij, “ajo që ishte paralajmëruar ditët dhe javët e mëparshme po ndodh pikërisht tani. Fillimisht nga aspekti ndërkombëtar, nga i cili kemi lajme false, të rreme për situatën në terren. Në terren kemi një luftë të vështirë të popullit serb për mbijetesë në vatrat e tyre”, tha Vuçiç.

Ai ka përsëritur se “Policia e Kosovës” nuk ka të drejtë të jetë në veri të Kosovës dhe Metohisë.

“Sot ata pushtuan veriun me njësi speciale. Bashkësia ndërkombëtare po bën sikur nuk e pa”, tha ai.

Sipas Vuçiçit, kjo situatë lidhet me “përfundimin e çështjes serbe në Kosovë dhe Metohi” dhe akuzoi një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare për këtë.

RonaTyra

“Bëhet fjalë për një përpjekje për t’i dhënë fund çështjes serbe në Kosovë, në të cilën marrin pjesë Kurti, autoritetet e Prishtinës dhe një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare”.

“Është e rëndësishme për ne që të ftojmë shqiptarët dhe serbët për të ruajtur paqen”, tha ai.

Presidenti i Serbisë tha se për të kjo është dita më e vështirë që kur ka qenë president apo kryeministër dhe se nata më e vështirë është përpara.

“Kam një pyetje për partnerët tanë amerikanë: Cilat marrëveshje i respekton Prishtina dhe cilat amerikanët?”

Vuçiç tha se “kemi informacione nga KFOR-i se shqiptarët nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj protestuesve”.

“Shpresojmë se ata do të garantojnë sigurinë e serbëve. Nëse nuk është kështu, gjithçka do të jetë e qartë për ne menjëherë”, tha Vuçiç.

“Ndërgjegjia jonë është e pastër. Na janë lidhur duart, por edhe kur na detyrojnë në një qoshe të tillë, duhet të luftojmë. Mesazhi im për njerëzit është të respektojnë EULEX-in dhe KFOR-in dhe të mos lejojnë të provokohen”, tha Vuçiç.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu