‘Nuk ka as aplikime, as shërbim telefonik’!/ Ambasada Gjermane në Tiranë bën njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët. Çfarë ndodh nesër…  

0
Gjigandi

Ambasada Gjermane në Tiranë që prej muajit dhjetor të vitit që lamë pas, nisi me procedura të përshpejtuara aplikimet për intervista dhe viza punësimi, njëkohësisht edhe për caktimin e takimeve.

Por sot kjo ambasadë ka bërë të ditur se, sektori i vizave do të jetë i mbyllur ditën e hënë. Duket se shkak për këtë janë bërë ditët e ftohta dhe me temperatura nën zero gradë.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, thotë se, në 24 janar nuk do të merren aplikime për vizë dhe nuk do të ketë shërbim telefonik.

Ambasada gjermane në Tiranë shton se, të gjithë aplikuesit për vizë do të njoftohen nga vetë zyra e ambasadës, sapo të jepen takime të reja.

Njoftimi i plotë:

RonaTyra

“Sektori i vizave qëndron i mbyllur të hënën më 24.01.22. Nuk do të merren aplikime për vizë dhe nuk do të ketë shërbim telefonik. Lutemi në mirëkuptimin Tuaj. Të gjithë aplikuesit do të njoftohen nga ana jonë sapo të jepen takime të reja”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu