Nuk duhen humbur/ Fotografi spektakolare nga natyra…

0
Gjigandi

Fotografi Gabor Nagy, kalon muaj të tërë duke kërkuar pikat më tërheqëse të Islandës në aplikacionin “Google Earth” dhe më pas i viziton ato për të shkrepur pamje të pabesueshme.

Fotografi ka pasur në objektiv të aparatit të tij, akullnajën e dytë më të madhe të Evropës, një krater vullkanik në Bleeding dhe një peizash të pabesueshëm të kodrave dhe maleve në Islandë. Fotografi 34-vjeçar nga Budapesti, është i dashuruar me bukuritë natyrore të Islandës dhe e ka vizituar atë shtatë herë në tre vitet e fundit.
“Është e lehtë të fotografosh në atë vend sepse ka tepër material. Para ekspeditave të mia unë shpenzoj muaj të tërë duke hulumtuar në “Google Earth”. Lokacionet që unë gjej janë tepër të largëta. Më duhet të kaloj, lumenj male e kodra për të fiksuar pamje mahnitëse”, tha fotografi.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme…

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu