Milani ka mposhtur Romën me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 28 të Serie A.
Rossonerët arritën fitoren e 12 këtë edicion, krahas 6 barazimeve e 10 humbjeve.
Lexo edhe: Ante Rebic e Calhanoglu mjaftojnë, Milani fiton derbin ndaj Romës
Ante Rebic e Calhanoglu mjaftuan për këtë fitore, teksa gjallorosët tashmë mbesin gjashtë pikë prapa në luftën për Champions, ndërsa Atalanta ka një ndeshje më pak.
Sajti i statistikave në futboll, “whoscored” tashmë ka dalë me notat e lojtarëve, ndërsa siç edhe mund ta shihni, njeriu më i vlerësuar është mbrojtësi i majtë i “kuq e zinjve”, Theo Hernandez.