Noka: Bashkimi është rruga, të hapur për çdo mendim ndryshe

0
Noka: Bashkimi është rruga, të hapur për çdo mendim ndryshe
Gjigandi

Këtë të martë në studion e emisionit “FrontLine” të gazetares, Marsela Karapanço, ishte i ftuar deputeti i PD, Flamur Noka.

Deputeti tha gjatë fjalës së tij se aksioni i tyre i ardhshëm është bashkimi i partisë e ftesa për të arritur këtë, vlen edhe për ish-kryetarin Lulzim Basha. Noka theksoi se nuk do i falin pushtete Edi Ramës, duke shtuar se për Presidentin e ardhshëm, do të ketë propozime nga baza.

Cila është thirrja juaj?

Noka: Unë i bëj thirrje kolegëve të mi, të rikthehen aty ku duhet të jenë te zëri i arsyes politike. Nuk kemi energji për të shpenzuar mes njëri-tjetrit. Na konsideruan armiq, por ne s’u larguam nga PD. Thirrja e vetme është t’i shërbejmë PD dhe të përballemi me regjimin. Mjaft më me estradë, mjaft më me përcarjen mes njëri-tjetrin. Heqja e blindave ishte për të treguar që aty s’ka më bunker. U demonstrua qartësisht që ne s’mund të jemi peng i asaj periudhe. Aty ku do të hyjë drita e diellit, do të hy çdo demokrat. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me çdo demokrat. Po vazhdon bashkimi nga qendra në bazë, nga grupi parlamentar te degët e PD. Ka nisur një tur Sali Berisha, ai është turi i bashkimit në bazë. Duhet dhënë mesazhi që jemi të bashkuar, kush nuk bashkëngjitet qartësisht nuk do të pranojë se ka agjendë tjetër të përcaktuar nga Rama.

A do të pranohen zërat ndryshe në parti?

RonaTyra

Noka: Është për herë të parë në 30 vite që njihen fraksionet. Është hapje ndaj mendimit ndryshe, ka vend për të gjithë. Mund të mirëpritet edhe një fraksion Basha, pa asnjë diskutim. Aty e ka vendin Basha dhe kushdo që është kundër Ramës. Ishte një propozim i qartë, i saktë, për të pasur një mbledhje të përgjithshme, jemi duke punuar në këtë drejtim.

Çfarë i bën bashkë demokratët?

Noka: E para ideali, shpirti i sakrificës dhe qëllimi për të rrëzuar qëllimin. E dyta i bën bashkë një kauzë e madhe. Shqipëria ka nevojë për një forcë që kontribuon për ta ngritur dhe çuar përpara. Zoti Berisha është figura kryesore në 30 vite demokraci që ka treguar që di të ringrihet, të hapë partinë dhe ka treguar të qeverisë më mirë se kushdo. Në 30 vite kanë vetëm një firmë, firmën e Sali Berishës.

A mund të na thoni për atë që ndodhi të premten?

Noka: Ka divergjenca dhe janë të pranueshme. Ata mendojnë që shpallja non grata është pengesë. Populli demokrat se ka parë si pengesë. Nuk akuzon Berishën për korrupsion ku kemi në qeveri që e ka shkatërruar këtë vend prej korrupsionit. Lobimi i George Soros ka shpallur Sali Berishën sepse ai është kundërshtar i egër i tij.

Ka përfunduar misioni i zotit Basha?

Noka: Misioni i tij është varrosur. Të mendosh për rikthim kur ke pasur vetëm dështim do të thotë që s’ke kuptuar gjë nga realiteti. E kam koleg, dua ta respektoj, por është ëndërr e kaluar. Takime me 15 demokratë si zoti Basha bëj çdo ditë. Ka vdekur koha e tij politike për më shumë. Veç deputet, nuk e shoh asgjë tjetër. E kemi ftuar zotin Basha në mbledhjen e grupit. Bashkimi vazhdon nga qendra në bazë, nga baza në qendër. Shanset për të bashkuar 100% të grupit parlamentar janë të shumta. Bashkimi do të ecë.

Do bashkëpunoni me PS për presidentin e ri?

Noka: Jo, ka ikur koha kur falnim pushtetet. Pushtet që na takojnë ne i marrim me votë e kaq.

Do të ngulni këmbë për emrat?

Noka: Kjo i takon institucioneve të PD, aty do të vendoset e diskutohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu