Kim Kardashian dukej se kishte një dyshim të bezdisshëm, nëse do të kishte një tjetër kasetë seksuale me Ray J – pasi kjo është shndërruar në një prej temave më të përfolura të momentit.
Kim tha gjatë një episodi të serialit të ri “The Kardashians” se një gjë e tillë mund të kishte ndodhur vetëm nëse ai do të kishte ngjitur një objekt të huaj në prapanicën e saj gjatë kohës që ajo ka qenë në gjumë.
Por burime pranë Kardashianit i thanë tabloidit amerikan
TMZ
se ajo deklaratë e saj në serial nuk ishte serioze, por një shaka.
Episodi i parë i “The Kardashians” në Hulu tregoi Kimin të shqetësuar për thashethemet që janë përhapur për një video-kasetë të dytë seksi.
Ajo tha se ishte 99% e sigurt se një e tillë nuk ekzistonte, por nëse do të ekzistonte ajo mendoi: “Po sikur të kem qenë duke fjetur dhe ai të më kishte ngjitur një dildo në prapanicë? Nuk e di”.
Siç e tha një burim për
TMZ
: “Komenti ishte qesharak dhe dramatik në momentin kur Kris dhe Khloe u kthyen në shtëpi, aq sa asaj nuk i kujtohej se kishte një video-kasetë tjetër”.
Burimet e njëjta thonë se episodi tjetër tregon gjatësinë në të cilën Kim shkoi për t’u siguruar që nuk ekzistonte video-kaseta, dhe nëse rastësisht do të ndodhte, nuk do të publikohej kurrë.
Siç ishte raportuar, Ray J me dëshirë i dha ish-burrit të Kimit, Kanye Westit, një hard-drive. Burimet pranë Ray J thanë se ai e dorëzoi hard-diskun sepse ndihej keq për Kimin dhe donte që të dy ta mbyllnin librin mbi sagën e video-kasetave seksuale 20-vjeçare.
Ray është duke u fokusuar në familjen dhe biznesin e tij dhe nuk dëshiron të bëjë asgjë me kasetën. Për më tepër, burimet pranë Kardashianit thonë se Kimi kurrë nuk e besonte vërtet se Ray do të përpiqej të shiste një video-kasetë tjetër.
Në episodin e javës së ardhshme, thuhet se Kim gjeti hard-diskun në fjalë dhe pasi e shikoi përmbajtjen e tij, nuk gjeti asnjë filmim të papublikuar.
Kim arrin në përfundimin se asnjë pamje e tillë nuk ekziston askund dhe ajo flet për dëshirën e saj për të ecur përpara dhe për t’u fokusuar tek fëmijët e saj, biznesi i saj dhe reforma në drejtësi.
/abc24.al/