Një muaj paraburgim policit të dyshuar për vrasjen e kolegut në Zllatar – arrest shtëpiak për pes…

0
Një muaj paraburgim policit të dyshuar për vrasjen e kolegut në Zllatar – arrest shtëpiak për pes…
Gjigandi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarin F.M lidhur me vrasjen e zyrtarit policor në Zllatar.

Pesë personave të tjerë i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Të premten mbrëma një zyrtar policor ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, teksa ishte në një ndejë bashkë me 15 zyrtarë policorë.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) kishte njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë zyrtarë policorë, prej tyre njëri i akuzuar për veprën penale “Vrasje”, ndërsa pesë të tjerët për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Organet kompetente janë duke hulumtuar lidhur me incidentin, ndërsa hetimet vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

RonaTyra

Sot, familjarë, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe mijëra qytetarë i dhanë lamtumira e fundit, policit të vrarë aksidentalisht, Lirim Haxholli, djalit të vetëm në familje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu