Opinion
Në Prishtinë ndodhi turpi! Para ambasadorëve të vendeve mike KOK-u kishte organizuar një “galla” mbrëmje, e transmetuar nga RTK.
Mbrëmja festive kishte për qëllim promovimin e sportistëve më të dalluar, si dhe zgjedhjen e sportistëve më të mirë për vitin 2021. Çuditërisht për pjesëmarrësit çdo gjë ishte normale, edhe pse bota po tronditet nga shkatërrimet masive të qyteteve ukrainase dhe të vrasjes së civilëve nga ushtarët rus, që po ndodhin në Ukrainë.
Asnjë fjalë e vetme nga moderatorët dhe folēsit e rastit për ngjarjet në Ukrainë, derisa sportistët anë e kënd globit, por edhe Federatat Sportive Ndërkombëtare po reagojnë fuqishëm duke ndërmarrë masa shtesë kundër sportistëve dhe klubeve të Federatës Ruse.
Nuk u përmendën as rastet e pengimit të sportistëve kosovarë nga policët dhe doganierët serbë, që ua ndaluan pjesëmarrjen sportistëve kosovarë, që të marrin pjesë në gara të karakterit botërorë. Ishte një heshtje morbide e një ngjarjeje sa sportive, po aq edhe pakuptimësisht joproduktive.
Asnjë mbështetje për sportistēt ukrainas dhe Komitetin Olimpik të Ukrainës, nuk pati as përkrahje të rezolutës së Kuvendit, si shenjë përkrahjeje për sportistët ukrainas. Habi!