Një Heroinë e harruar

0
Një Heroinë e harruar
Gjigandi

Ishte marsi i vitit 1989 kur Serbia me ushtri tanke e polici ia mori me forcë Kosovës edhe ate trohë autonomie që kishte në Federatën jugosllave. Shqiptarët në mbarë Kosovën u ngritën në protesta e demonstrata për ta kundërshtuar me forcë këtë vendim të Serbisë që ishte edhe në kundërshtim me kushtetutën e atëhershme të Jugosllavisë ku Kosova figuronte si pjesë konstituive e Federatës jugosllave , e në të cilën thuhej se pa pëlqimin e Kuvendit të Kosovës asnjë nen i Kushtetutes Federale nuk mund të ndryshohej.

Ishte data 27 mars e  vitit 1989 kur në Prishtinë u organizuan demonstrata  gjithëpopullore në të cilën morrën pjesë qindra mijëra protetstues. Kishin kaluar vetëm katër ditë nga ndryshimet me dhunë të statusit të Kosovës dhe rrugët e Prishtinës ishin mbushur me protestus nga mbarë Kosova të cilët kishin ardhur që të kundershtojnë marrjen e autonomisë së Kosovës me dhunë nga Serbia.

Kësaj proteste iu kishte bashkangjitur bashkë me shoqe të klasës edhe SHUKRIJE OBERTINCA nxënëse e klasës së tretë të gjimnazit në Fushë Kosovë.  Në perleshje me forcat okupuese policore serbe në qendër të Prishtinës  ajo u qëllua dhe nga plaget që kishte marrë  ndërron  jetë por për mos të vdekur kurrë. Më 27 dhe 28 Mars të vitit 1989 në Kosovë u vranë 28 shqiptarë dhe qindra të tjerë u plagosën e me mijëra u burgosën nga regjimi fashist i Serbisë.

Shukrija ishte pjesmarrësë në të gjitha tubimet që organizonte në Fushë Kosovë dhe rrethinë djali i agjës së sajë Met Obertinca bashkë me dëshmorin e kombit Imer Svarqa, kunder pushtusve serbë dhe zullumit që bënte Serbia kundër popullit shqiptarë. Ajo i kishte të freskëta kujtimet që përcilleshin brezë pas brezi nga vuajtjet dhe vrasjet e stergjyshërve të sajë gjatë dëbimit nga fshati Obertincë të Toplicës në afërsi të Nishit në vitin 1878. Gjatë asaj rruge në pikë të dimrit derisa kishin mbërritur në Kosovë familja Obertinca gati se ishte përgjysmuar. Një pjesë e tyre u vendosën në Prishtine e rrethinë e një pjesë u shpërngulën në Turqi e Shqipëri. Në vitin 1912 shumë shqiptarë kishin dalë në Merdarë për të ndalë depërtimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Në mesin e tyre ishin edhe Obertincët bashkë me kojshitë e tyre Konjuhët nga Lismiri. Në atë betejë ishte vra Tahir Obertinca me djalin e madh Gjemën. Obertincët ne shenjë solidariteti me vendlindjen  e kishin ndërruar mbiemrin nga Kelmendi në Obertincë si të gjithë muhagjeret tjerë. Nga ajo që u tha më lartë Shukrija ishte frymëzuar nga gjyshi i sajë Isa Obertinca. Isa Obertinca ishte një patriotë i përbetuar dhe si pjestarë i NDSH-së në grupin e Ajet Gergurit dhe  si i tillë  ishte dënuar me pushkatim, më vonë dënimi i ishte zëvendësuar me burgim të përjetshëm (që nënkuptonte 20 vjet burg). Pas daljes nga burgu si pasojë e torturave serbe atij iu ishin amputuar të dy këmbet. Pavarësisht  gjendjës së tijë shëndetësore dhe fizike, ai nuk dorëzohej por gjithmonë qëndronte stoik për luftë deri në çlirim. Ajo kishte mësuar  edhe për aktivitetin patriotik të djalit të agjës prof.Hamdi Obertinca qe bënte pjesë në grupin e Hazir Shalles por për fate të keq Hamdiu vdiq në vitin 1975.

Shukrija duke ndëgjuar për vuajtjet që kishte përjetuar gjyshi i saj nga regjimi serb dhe duke e parë gjendjën e tijë, çdo ditë i shtohej urrejtja ndaj këtyrë bishave e gjakëpirësve të cilet duke vra masakruar e debuar shqiptarë nga vatrat e tyre shekullore e kishin zgjeruar shtetin serb.

RonaTyra

Sipas tregimit të shoqeve të saja Shukrija thoshte se liria nuk pikë nga qielli, lirinë duhet ta fitosh me pushkë në dorë e me gjakë, e ne jemi brezi që duhet të i prijë kësaj vale të lirisë. Babai i Shukrijes Fetiu i kujton fjalët e sajë që kishte thënë: ”dëshira ime më e madhe do të ishte të flijohem në luftë për Kosovë, une iu pergjigja se njeriu lufton per të jetuar e ajo me tha më mirë e vdekur se sa robë”.

Kur e lajmëruan babain e sajë Fetiun për vrasjen e Shukrijës ai tha: nuk do ta qes asnjë pikë loti, zoti ia paska plotësuar dëshiren e fundit që kishte, që të vdesë për atdhe.

Rapsodi  popullor do të kendonte: “Oj shukrije Obertinca je trimëreshë si Shotë Galica kusherinë e Norës së Kelmendit në ket kohë ia ke nxanë vendin”.

Është për tu çuditur se si është injoruar  kjo HEROINË nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Kosovës gjeri tani  dhe asnjëherë nuk është përkujtuar në përvjetorin e rënjës së sajë. Përjashtim bënë udhëheqësia e Komunës së Fushë Kosovës .

Këtë vit shpresoj se udhëheqesit më të larte të shtetit të Kosoves në krye me Presidenten  do ta përkujtojë këtë heroinë të harruar, në 33 vjetorin e rënjës së saj, bile nuk është e tepërt të thuhet se Shukrije Obertinca si femra e parë që ra në altarin e lirisë, meriton të shpallet HEROINË e Kosovës . Kurrë nuk është vonë për një gjë të tillë.

Ps. Babai Shukrijes disa herë kishte kerkuar leje nga komuna e Prishtines per të vendosur një pllakë perkujtimore ne vendin e vrasjes por ishte rrefuzuar . Unë them se me këso veprimesh për moslejimin e shënimit të vendit të krimit, Serbise i ndihmohet në mbulimin e krimeve të bëra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu