Një grua për Presidente të Shqipërisë, zbardhet lista e kandidateve që ka mbi tryezë Rama

1
Një grua për Presidente të Shqipërisë, zbardhet lista e kandidateve që ka mbi tryezë Rama
Gjigandi

Partia Socialiste e cila ka edhe mazhorancën e Parlamentit, ka ngritur grupin e punës që do të zhvillojë konsultimet me grupet e tjera e parlamentare në Kuvend, për të përzgjedhur një emër të ri për të zëvendësuar Ilir Metën në Presidencë, mandati i të cilit mbaron më 24 korrik 2022. Edi Rama shquhet si kryeministri që i ka dhënë më shumë hapësirë grave në politikë, ndryshe nga çdo qeveri e mëparshme.

Ndërsa jemi para procesit, emrat që ndodhen në tryezën e Ramës për President janë vetëm femra. Gazeta ka mësuar se emrat e lakuar për të marrë drejtimin e Presidencës janë: Majlinda Bregu, Valentina Leskaj, Mimi Kodheli, Ermelinda Meksi, Ina Rama, Luljeta Bozo, Milva Ikonomi, Besiana Kadare, Aurela Anastasi.

Duke e nisur me Majlinda Bregun, zgjedhja e Ramës mund të vijë, pasi Bregu është e vetmja politikane e djathtë shqiptare me njohje dhe lidhje të hershme në Bruksel e Uashington, e cila vazhdon karrierën e saj tashmë si diplomate në institucionet rajonale të Bashkimit Evropian. Valentina Leskaj, me një karrierë politike shumë intensive është një nga emrat e mundshëm për të zëvendësuar Presidentin.

E zgjedhur deputete në 4 legjislatura, Leskaj ka ushtruar funksionet e nënkryetares së Kuvendit përgjatë 4 viteve të fundit të karrierës së saj politike, e pas largimit të Ilir Metës drejt presidencës ajo kryesoi Kuvendin. Emri tjetër i lakuar është edhe i Mimi Kodhelit.

Deputetja e PS-së dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kur është pyetur për zërat që e kanë përfolur si një kandidate për presidente, ajo u shpreh se është një nder edhe të përflitesh për diçka e tillë. Presidente ideale do të ishte dhe ish-deputetja Ermelinda Meksi, një politikane prej 20 vitesh karrierë. Emri i saj për në krye të Presidencës u përfol edhe në 2017, zëra që u mohuan nga vetë Meksi.

RonaTyra

Kandidate Ina Rama dhe Besiana Kadare

Një tjetër personazh surprizë, në listën e kryeministrit është dhe Ina Rama, Prokurore e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë nga viti 2007 deri në vitin 2012. Po ashtu, nuk përjashtohet që Presidentja e ardhshme të jetë personazhi shumë i përfolur dhe shumë e njohur në botën e shkencës, inxhinierisë dhe gjeoteknikës, Luljeta Bozo, tashmë pjesë e politikës nën logon e Partisë Socialiste si deputete në Kuvend.

Gjithashtu, një kandidate e mundshme për në Presidencë, pjesë e listës që ka në dorë Rama, është edhe Milva Ekonomi. Një politikane, që kryeministri i ka besuar shumë poste të rëndësishme në qeveri gjatë viteve të fundit.

Po ashtu një emër surprizë për të zëvendësuar Metën, është dhe Besiana Kadare. Vajza e Ismail Kadaresë ka një karrierë të pasur diplomatike, pasi që prej vitit 2002 ka punuar në Ministrinë e Jashtme dhe më pas ka qenë Sekretare e Parë në Misionin e Republikës së Shqipërisë në OKB. Për rreth pesë vite, nga 2011 deri më 2016 ishte ambasadore në UNESCO, për të marrë më pas postin e ambasadores së Shqipërisë në OKB dhe ambasadores jo-rezidente në Kubë.

Gjithashtu së fundmi, Besiana Kadare është akredituar për herë të dytë si Ambasadore e Shqipërisë në UNESCO. Emri i fundit në listën e Ramës është dhe i Aurela Anastasit, e cila është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1988, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në fushën e drejtësisë.

1 Koment

  1. Aurela Anastasi eshte persosmeria e nje Presidente Grua.E mencur, e thjeshte, e paperfolur ,besnike e njohese e shkelqyer e Kushtetures se Shqiperise

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu