Një grua e humbet ekuilibrin kur …

0
Gjigandi

Vetëm gratë e dinë se sa përpjekje duhet të bëjnë në jetë për të qëndruar në ekuilibër! Në ekuilibër me veten dhe partnerin, fëmijët, punën, jetën!

Gratë e sotme janë shumë të mira për të përshtatur të gjitha pjesët e enigmës së jetës së tyre: punojnë, kujdesen për fëmijët e tyre, arsimimin e tyre, i ndjekin në shkollë dhe aktivitete jashtë shkollore, kujdesen për burrin, shtëpinë, e riorganizojnë dhe e pastrojnë, përgatitin ushqimet me një mijë vëmendje, për të gjithë … por sa energji kërkon e gjithë kjo? Çfarë lufte! Në vorbullën e zjarrtë të jetës ato kanë një rrezik të madh, që do të humbasin diçka thelbësore për shëndetin e tyre: ato rrezikojnë të humbasin veten.

Një grua humbet ekuilibrin kur …

Përjeton situata të çuditshme dhe të paqarta.
Nxjerr në pah nevojat e të tjerëve dhe përfundon duke shtypur të sajat.
Harron të dojë veten, që të mbushë me dashuri ata që e rrethojnë.
Përqafimet duhet t’i kërkojë, në vend që t’i marrë në mënyrë spontane.
Ndjehet e shëmtuar dhe e papërshtatshme, duke harruar se sa bukuri ka brenda saj.
Nuk ndihet e dashur, e vlerësuar, e dëshiruar.
Kënaqet me “thërrime” të vëmendjes dhe dashurisë.
Zemërimi, pakënaqësia dhe padurimi me jetën e saj nuk e lejojnë të përjetonë magjinë e pushtetit të saj femëror, që gjithçka e do, e kupton, e mirëpret.
Përshtatet me kërkesat e botës, burrit, shoqërisë, kur nuk është më në gjendje të bëjë dallimin midis maskës dhe të vërtetës.
Për të gjetur ekuilibrin, një grua ka nevojë që të kujtohet për natyrën e saj të vërtetë, për të filluar nga vetja, për t’u kapur për dore dhe, hap pas hapi… të rifillojë të vallëzojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu