Një gjykatë në Australi ka urdhëruar Google që t’i paguajë një ish-ligjvënësi rreth 715,000 dollarë australianë (rreth 480 mijë euro) si dëmshpërblim për shpifje për dy video të postuara në YouTube.
Gjykata Federale Australiane zbuloi të hënën se dy videot e shtynë John Barilaro, zëvendëskryeministrin e shtetit më të populluar të Australisë, New South Wales, të largohej para kohe nga politika.
Gjykatësi Steven Rares tha se videot, të cilat u postuan nga komentatori politik, Jordan Shanks përbënin një “fushatë të pamëshirshme, raciste, sharëse, abuzive dhe shpifëse” kundër Barilaro.
Videot vinin në pikëpyetje integritetin e ish-ligjvënësit, duke përfshirë etiketimin e tij “të korruptuar” pa prova dhe e quajtën atë me emra racistë që ishin “asgjë më pak se gjuha e urrejtjes”, tha gjykatësi.
Ai zbuloi se Google e Alphabet Inc, e cila zotëron uebsajtin e ndarjes së përmbajtjes YouTube, fitoi mijëra dollarë nga dy videot, por nuk arriti të zbatonte politikat e veta për të parandaluar gjuhën e urrejtjes,..
Videot u panë gati 800,000 herë që kur u postuan në fund të 2020.
Kur Barilaro u largua nga politika në tetor 2021, ishte për shkak se ai “u traumatizua nga fushata e Google dhe z. Shanks dhe . kjo bëri që ai të largohej para kohe nga posti publik”, tha Rares.
“Kam gjetur se sjellja e Google në këtë proces është e pahijshme dhe e pajustifikueshme.”
Një zëdhënës i Google nuk ishte menjëherë i disponueshëm për koment.