Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në juglindje të vendit kanë nisur reshjet e dëborës.
Me anë të një postimi në Facebook, bëhet me dije se borë po bie në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, ndërkohë që në vendngjarje janë mjetet borëpastruese për të bërë të mundur hapjen e rrugëve.
Qarkullimi kryhet pa probleme.
ARRSH bën thirrje që përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.