Nis rinumerimi i 314 vendvotimeve, komunat qe u perkasin fletet

0
Gjigandi

Në këto momente ka filluar rinumërimi sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë ditës së mërkurë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 314 vendvotimeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tregoi arsyet për rinumërimin e këtyre vendvotimeve. “10 nga këto vendvotime do të rinumërohen plotësisht për shkak se gjatë hetimeve në QNR është gjetur se mungojnë votat e kandidatëve dhe mungojnë disa fletë të formularëve të rezultateve, dhe në disa prej tyre mungojnë nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Vendvotimit, ndërsa 304 vendvotime të tjera do të rinumërohen po ashtu plotësisht, për shkak të një gabimi teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike, që ka bërë që votat e subjekteve të mos shënohen në rubrikën përkatëse dhe si rrjedhojë kemi mospërputhje në mes të votave të subjekteve dhe të kandidatëve”, tha ai. “Me qëllim të qartësimit dhe prezantimit të gjendjes së saktë të kutive të votimit, KQZ-ja ka vendosur për këtë rinumërim” , shtoi ai. Sipas Elezit, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve saktësia e procesit është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, në mënyrë që çdo votë të respektohet. “Sa për të informuar dhe qytetarët – procedura e QNR-së është e tillë që nuk lejon asnjë Formular të Rezultateve të kalojë (të procedohet si i rregullt) nëse nuk përputhen votat e subjekteve me votat e kandidatëve. Kjo do të thotë se nëse subjekti politik nuk ka vota dhe kandidatët kanë vota apo anasjelltas, atëherë formulari nuk procedohet si i rregullt dhe shkon në auditim”, shtoi tutje ai. “Gjatë auditimit kontrollohen të gjitha këto raste dhe mbi bazën e të gjeturave nga auditimi, QNR-ja rekomandon KQZ-në që vendvotimet të cilat kanë probleme të kësaj natyre të rinumërohen. Kështu ka ndodhur edhe në proceset e kaluara zgjedhore, ku janë rinumëruar me qindra vendvotime me qëllim të korrektimit të lëshimeve që janë bërë në vendvotim”, tha ai. Ai ka treguar edhe komunat të cilat u përkasin vendvotimet. “Vendvotimet që do të rinumërohen i përkasin këtyre komunave: Deçan 14, Gjakovë 14; Gllogoc 16; Gjilan 1; Dragash 4; Istog 1; Kaçanik 15; Klinë 14; Fushë Kosovë 2; Kamenicë 4; Mitrovicë e Jugut 10; Leposavic 1; Lipjan 1; Novobërdë 3; Obiliq 5; Rahovec 14; Pejë 17; Podujevë 17; Prishtinë 42; Prizren 26; Skënderaj 13; Shtime 6; Shtërpcë 3; Suharekë 13; Ferizaj 17; Viti 17; Vushtrri 6; Zubin Potok 1; Malishevë 9; Junik 3; Han i Elezit 2; Graçanicë 2, Ranilluk 1”, bëri të ditur Elezi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu