Ka nisur sërish aksioni për shembjen e banesave të mbetura nga zona e “5 Majit”.
Ashtu si më parë banorët e kësaj lagjeje janë bërë bashkë për të mbrojtur banesat e tyre dhe për të mos lejuar atutoritetet që të vijojnë me shembjet.
Sot parashikohet që të shemben 12 banesa. Ndërsa më parë janë shembur dhjetëra të tjera.
Prej disa kohësh banorët e “5 majit” por jo vetëm janë ngritur në protesta që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Ata kërkojnë marrëveshje me qeverinë për banesat e reja dhe dëmshpërblimin në proporcion të drejtë me pronat që kishin.