Instituti Riinvest organizon debat në kuadër të projektit ‘Përmirësimi i politikave për të përballuar efektet negative të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19’, ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti. (Hotel Sirius, ora 11:00)
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do ta vizitojë rrugën e Veternikut për t’i parë nga afër punimet e përfundimit të kësaj rruge. (Ora 11:00)
Të rinjët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë me moton “Kujdesu për vetën dhe shoqërinë”, bëjnë shpërndarjen e maskave falas për qytetarët. (Sheshi “Skdënderbeu” në Pejë, ora 13:00)
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, shpalos “Monitoruesin Social e Demokratik”, që është përmbledhje e disa të dhënave statistikore të hulumtuara, nga fusha e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe të efekteve sociale të pandemisë Covid-19. (Zyret e Institutit, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë, ora 14:00)
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj me bashkëpunëtor do të qëndroj në Vushtrri ku do të vizitojë Spitalin “Sheikh Zayed”, ku po trajtohen pacientë me Covid-19 nga Mitrovica, Vushtrria dhe rajonet përreth.Në ora 15:00, në një konferencë për media, në mjediset e spitalit, do të publikohen edhe rezultatet 24 orëshe për Covid-19.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, pret futbollistin e Kombëtares së Kosovës në futboll, Edon Zhegrova. (Zyret e KOK-ut, ora 15:00)