Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomash Szunyog dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të vizitojnë një grup artistësh grafiti që punojnë në muralin e Ardhmërisë së Gjelbër dhe Transformimit Digjital në rreth-rrotullimin kryesor në hyrjen jugperëndimore të qytetit. (Ora 10:00)
Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomash Szunyog dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do t’iu bashkohen përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së në një shëtitje me biçikleta dhe trotinete elektrike. (Përpara hotelit “Grand”, ora 11:00)
Me rastin e 24-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, mbahen homazhe te varrezat e dëshmorëve në lagjen “Velania” në Prishtinë. (Ora 11:00)
Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomash Szunyog do të vizitojë mini-ekspozitën “E Ardhmja e Gjelbër”. (Shtëpia e Evropës, ora 12:00)
Hapet edicioni i 12-të i Festivalit Chopin Piano Prishtina 2022. (Amfiteatri i Ri i Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës, ora 19:00)
BE në Kosovë organizon pritjen e Ditës së Evropës dhe ceremoninë e ndarjes së Çmimit “Evropiani i Vitit”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 20:30)