Haradinaj: Qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjas më shumë se 1 vit

0
108
Gjigandi

Qeveria e Kosovës nisi dje shkarkimin e Bordit të Telekomit të Kosovës, gjersa kryeministri Kurti njoftoi se ashtu siç veproi me Bordin e Telekomit, do të veprojë edhe me të tjerë.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar këto vendime të Qeverisë Kurti duke thënë se puna më e lehtë është të shkarkosh disa borde dhe se nuk i konsideron veprime me peshë.

Ai ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se Albin Kurti është mashtrues dhe ka kërkuar nga ai që mos të marrë vendim për heqjen e takës, ngase sipas tij në këtë mënyrë Serbia do të kthehej në Kosovë.

“Ju siguroj se Albini është në rrugë të gabume, Vjosa është në rrugë të gabume. Mos të marrin vendime që mund të kenë pasoja. Me e kthy Kosovën prapa dhe pushtimin e Serbisë, kjo nuk e di si do të tolerohet pa ndonjë kundërvlerë. Kam kërkesa prej partive opozitare për qëndrime të përbashkëta. Një qeveri që shkon kësaj rruge duhet me ia ndalë jetëgjatësinë. Ne jemi të detyruar me kriju pozicion bllok nëse vazhdojnë në këtë mënyrë”, u shpreh Haradinaj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu