Ngjarjet e datës 7 prill

0
Ngjarjet e datës 7 prill
Gjigandi

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale viziton IKSHPK për të parë për së afërmi kushtet e ruajtjes dhe distribuimit të vaksinave, si dhe sensibilizimi për një vaksinim më masiv. (IKSHPK, ora 8:30)

Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) organizon konferencë në 6-vjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30)

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të lansojë botimin e dytë të raportit Diskriminimi me bazë Gjinore dhe Punësimi në Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon konferencën për shtyp për Ditën Botërore te Shëndetit. (IKSHPK, ora 10:00)

RonaTyra

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon tryezë diskutimi për rezultatet e Raportit të matjes së performancës së komunave për vitin 2020. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me 16 kryetarë të komunave përfituese nga thirrja “Programi për zhvillim rajonal”. (MZHR, ora 10:30)

Qendra “BogdaniPolis”, në bashkëpunim me Sh.B. “Buzuku”, organizon përurimin e librit të ri me proza poetike “Shtëpia në breg” e autorit Xhavit Beqiri. (Qendra BogdaniPolis, ora 12:00)

Organizata YMCA dhe Koalicionin K10 organizojnë aktivitet për ndërgjegjësimin e femrave për higjienën menstruale. (Afër monumentit “Newborn”, ora 12:30)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të Ditës së Shëndetit do të vizitojnë ekipet mjekësore në tendën në sheshin “Zahir Pajaziti” (Ora 12:30)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu