​Ngjarjet e datës 26 prill

0
​Ngjarjet e datës 26 prill
Gjigandi

Komisioni për Administratë Publike shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 09:30)

Komisioni për Arsim shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama merr pjesë në hapjen e kampanjës #VAJZATNËTIK22. (Salla e Kuvendit komunal Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, në shënimin e 27 Prillit, Ditës së të Pagjeturve, do të organizojë aktivitetin e vendosjes së luleve te memoriali kushtuar personave të pagjetur. (Para objektit të Kuvendit, ora 11:00)

RonaTyra

Me rastin e daljes publike të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut do të mbahet manifestimi qendror në Drenoc. (Ora 12:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes mbi përgatitjet për sfidat në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë në marrëdhëniet ndërkombëtare të krijuara pas fillimit të luftës në Ukrainë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton propozim-vendimin e Avokatit të Popullit për zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit tё Popullit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Policinë Ushtarake të FSK-së, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton në parim Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 13:30)

Komisioni për Arsim mban dëgjim publik mbi Projektligjin pёr Arkivat Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 14:00)

Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 15:00)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu