Nga nesër ndryshon moti

0
Nga nesër ndryshon moti
Gjigandi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me shi në vendin tonë. Parashihet të ketë edhe reshje bore në viset e larta malore.

“Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

“Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira, por jo edhe kushtet agrometeorologjike. Fusha e pemtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës (të hënën dhe të martën)”, thuhet në fund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu