Ngatërrohet me Kanabisin/ Droga e rrezikshme që ka hyrë në Shqipëri, mjeku toksikolog: Fatale, humbin jetën rrugës për në spital

0
Gjigandi

Nga: Marina Kërçeli

Mjekët ngrenë alarmin për drogën vdekjeprurëse që ka depërtuar kohët e fundit në vendin tonënë shumicën e rasteve përdoruesit humbin jetën rrugës për në spital, kjo për shkak të dëmeve serioze që ju shkakton organeve duke i çuar në kolaps.

Për përdoruesit njihet me emrin “Bonzai”, ndërsa shkencërisht është kanabisi sintetik shumë i ngjashëm me “Hashashin” (Canabis Sativa).

Foto- Droga Bonzai
Foto- Droga Bonzai

Toksikologu Alert Drishti në një intervistë për Priza.al ka folur edhe më gjerësisht në lidhje me efektet që “Bonzai”  shkakton tek përdoruesit. Mjeku nxjerrë në dritë detaje të “frikshme” rreth kësaj drogë, duke pohuar se prej konsumimit të kësaj të fundit, shpesh përdoruesit vdesin pa arritur në spital. Ndër të tjera mjeku vendos theksin tek gjendja e konfuzionit si dhe pasojat e çrregullimeve të parametrave jetësorë duke përfunduar edhe në koma.

Toksikologu Alert Drishti
Toksikologu Alert Drishti

Kanabis sintetik mund të shkaktoj koma dhe vdekje si pasojë e çrregullimeve të papajtueshme me jetën të parametrave jetësorë.  Shpesh përdoruesit vdesin pa arritur në spital. Bonzai është droge psikoaktive e klasifikuar si kanaboid sintetik. Me ketë emër njihet në Turqi. Substanca aktive është naftoilindiol. Në Evropë njihet me emrin erza (spice), ndërsa në  Amerikë k2 ose xhindi (genie)”, pohon toksikologu Drishti.

RonaTyra

Sipas mjekut toksikolog droga Bonzai shfaq fillimisht kriza epileptike, ngurtësim të muskujve, konfuzion, ul aftësitë për koordinim të vullnetshëm, rrit ritmin e zemrës, rrit presionin e gjakut, dhimbje gjoksi, dëmton shikimin. Ndër të tjera kjo drogë e rrezikshme bën që frymëmarrja e konsumuesit të bëhet më e shkurtër dhe sipërfaqësore duke çuar kështu deri në mosfiltrim të gjakut ku për pasojë sjell edhe sindromën vernike.

Pavarësisht rrezikshmërisë së lartë që kjo lloj droge ka “Bonzai” nuk ekzaminohet me teste të shpejta në urinë dhe gjak, ku për pasojë e bën akoma dhe më të vështirë diagnozën e helmimit sqaroi mjeku.

Bonzai është drogë e cila nuk diktohet me teste të shpejta në urine dhe gjak. Kjo e bën të vështirë diagnozën e këtij helmimi. Diagnoza vendoset nga shenjat klinike të thëna me lart dhe historia e shkakut të kësaj gjendjeje. Thënë ndryshe klinika e ThC por tepër më e rëndë për sasi të njëjta sasi konsumimi”, shtoj toksikologu.

Sakaq lidhur me rastet e paraqitura pranë spitalit QSUT, toksikologu pohon se mund të ketë pasur raste me ndonjë të dyshuar në lidhje me këtë helmim, por nuk ka pasur me përfundim fatal, atë me vdekje. Si dhe mjekimi i dhënë nga mjekët ka qenë i njëjtë.

Kanabis sintetik është droge e re e sintetizuar pas viteve 2000.  Duke pasur parasysh që edhe ne bote rastet nuk janë të shumta dhe mungesa e testit  bëjnë që diagnoza për kanabis sintetik të jetë e rezervuar. Në QSUT kohët e fundit mund të ketë patur ndonjë rast të dyshuar për helmime te tilla. Duke qene se mjekimi është i njëjtë si për helmimin me THC dhe nuk kemi pasur raste me përfundim fatal, pra pacientet janë rehabilituar plotësisht nuk është vendosur diagnoza anatomopatologjike e cila do të vendoste diagnozën përfundimtare. Pra mund te themi nuk kemi raste me helmim nga Bonzai”, shprehet ndër të tjera toksikologu Drishti.

Ndërkohë në “rrjetën” e Bonzait janë kryesisht  persona të moshën nga 16 deri në 45 vjeç, si dhe nuk përjashtohen përdoruesit e drogave të tjera. Kjo edhe për faktin se trafikantët si mënyrë për ta shpërndarë mes përdoruesve e shesin “Bonzain” më lirë se heroina. Kjo është edhe arsyeja se pse ende nuk janë të njohura nga shumica e përdoruesve pasojat vdekjeprurëse, ku për doza të njëjta pasojat janë më të rënda.

Një tjetër problem ngelet fakti se përdoruesit e drogës “joshen nga dukja” dhe mendojnë se janë duke tymosur hashashin e zakonshëm.

Përballja e parë me “Bonzain” vendi ynë e pati jo më larg se një javë nga operacioni antidrogë që çoi 101 persona nën hetim në Korçë, i cili nxori në dritë këtë të vërtetë tronditëse.

Ku në Shqipëri, por kryesisht në Korçë këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike brenda qytetit. Nga ky operacion deri më tani janë arrestuar 31 persona.

Njoftimi rreth Megaoperacionit:

Në kuadër të operacionit të koduar “Knock Down”, u godit një rrjet i gjerë që shpërndante kokainë e droga të llojeve të tjera në zona të ndryshme të qarkut.

Megaoperacioni i Policisë dhe Prokurorisë gjunjëzoi shpërndarësit e drogës në qytetin e Korçës, por edhe në disa qytete të tjera të qarkut juglindor, ndërsa mes të proceduarve, ka edhe punonjës Policie.

Bëhet fjalë për shpërndarjen kryesisht në qytetin e Korçës, ndërsa personat një pjesë rezultonin me precedentë penalë e të tjerë ushtronin profesione të ndryshme, por ende nuk dihet se cilët janë organizatorët apo rolet dhe niveli i bashkëpunimit.

Drejtori i Policisë së Korçës, Gjovalin Loka, bëri të ditur se finalizimi i operacionit u konkretizua pas 5 muajsh hetime nga strukturat për Hetimin e Krimeve në Policinë Korçë, në bashkëpunim me Sektorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

“Nga strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Sektorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, konkretisht Seksionit të Posaçëm Kundër Pastrimit të Parave Krimeve Financiare dhe Hetimeve Pasurore, është finalizuar me sukses faza e parë e operacionit policor të koduar ‘Knock doën’, në përfundim të të cilit janë proceduar 101 persona, për të cilët Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Korçë ka nxjerrë 31 urdhra ekzekutimi për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për zbatimin e masës së sigurisë ‘Arrest në burg’, si të dyshuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, tha Loka.

Përveç të arrestuarve, janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për të cilët po vijon puna për kapjen e tyre dhe ekzekutimin e masave të sigurisë të caktuara nga gjykata, konkretisht shtetasit A. M., Th. R., E. S., K. X., A. Xh., E. F. dhe R. B. Ndërkohë, vijon hetimi penal edhe për 70 persona të tjerë.

Çfarë u sekuestrua?

Pas operacionit të gjerë, ndër më të mëdhenjtë të zhvilluar në Korçë, Policia ka sekuestruar 420 gramë kokainë, 340 gramë kanabis, 21.6 gramë heroinë, metadon, 1.556.300 lekë, 20 595 euro, 110 dollarë, 280 paund, 50 telefona celularë, 20 automjete, 5 peshore elektronike, 1 radio marrëse Policie, 1 përforcues grushti, dokumente identifikimi të shtetasve të ndryshëm.

Prokurorja e Rrethit, Dhorina Theodhori, tha se çështja është ende në hetim dhe në përfundim të tyre do të konkludohet për nivelin e bashkëpunimit me personave të proceduar.

Reagimi

Duke reaguar për operacionin në Korçës, ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, tha se operacioni është dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë kundër krimit të organizuar.

“Operacioni antidrogë në Korçë, me 31 urdhër-arreste dhe 101 persona të proceduar penalisht, është një  tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe luftës së pakompromis kundër krimit të organizuar. Përgëzime strukturave vendore të Policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që falë punës së tyre, arritën të zbulonin dhe dokumentonin këtë veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Jemi frontalisht të vendosur për t’i shkuar deri në fund luftës së vazhdueshme kundër drogës, për një shoqëri më të sigurt që garanton zhvillimin dhe të ardhmen tonë”, shprehet Çuçi.

Të arrestuarit:

Rodolf Mara, 38 vjeç, banues në Korçë;

Olger Hasan, 37 vjeç, banues në Korçë;

Romeo (Ilir) Starovecka, 43 vjeç, banues në Korçë;

Mateos Aliko, 27 vjeç, banues në Korçë;

Juxhin Kulla, 37 vjeç, banues në Korçë;

Klajdi Avramushi, 32 vjeç, banues në Korçë;

Joan Xhambazi, 25, vjeç, banues në Korçë;

Musjano Ali, 29 vjeç, banues në Korçë;

Kristi Ndoja, 25 vjeç, banues në Korçë;

Arten Zallëmi, 33 vjeç, banues në Korçë;

Elton Manka, 34 vjeç, banues në Korçë;

Edjon Agolli, 42 vjeç, banues në Korçë;

Nikolin Pulluqi, 26 vjeç, banues në Korçë;

Letion Rënxa, 34 vjeç, banues në Korçë;

Igor Mihali, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë;

Vasjan Shtambari, 39 vjeç, banues në Korçë;

Kristo Shkembi, 39 vjeç, banues në Korçë;

Sokol Haxhi, 40 vjeç, banues në Bilisht;

Andrea Bleta, 34 vjeç, banues në Bilisht;

Emanuel Muka, 30 vjeç, banues në Maliq;

Andrea Miçani, 31 vjeç, banues në Korçë;

Elton Adili, 41 vjeç, banues në Korçë;

Andi Duka, 44 vjeç, banues në Elbasan;

Sajmir Suvaria, 31 vjeç, banues në Korçë./Priza.al

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu