Ajo pak ditë më parë sollin projektin e radhës të titulluar “Hana”.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Fifi, e cila për këtë këngë ka bashkëpunuar me DJ PM dhe Dagz.
Derisa bashkëpunimi i tyre po ecën mjaft mirë, artistja së fundmi ka shpërndarë disa imazhe atraktive nga prapaskenat e klipit.
Fifi (Foto: Instagram)
“Bukuria është fuqi, buzëqeshja është shpata e saj”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Të shumta kanë qenë komplimentet që mori në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.
“Hana” përndryshe për 12 ditë ka kaluar shifrën e 3.4 milionë klikimeve në platformën YouTube.
27-vjeçarja tani ka nisur punën edhe për prurje të tjera, që pritet të lansohen në ditët në vijim.
/abc24.al/