Kryeministri Edi Rama ka uruar ditëlindjen e Partisë Socialiste. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryesocialisti ka shprehur urimet për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në këtë forcë politike.
Në mesazhin e tij, Rama i përfshin të gjithë, duke filluar nga patronazhisti më i thjeshtë, te themeluesit dhe deri te lideri Fatos Nano.
“MIRËMËNGJES 🌹
dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot #PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë🙏”, shkruan Rama.
Kujtojmë se këtë të diel PS do të festojë 31-vjetorin e themelimit të saj. Mësohet se me rastin e këtij përvjetori selia rozë ka organizuar një festë për të gjithë socialistët, ndërsa nuk ka munguar ftesa as për të majtët e LSI. g.v/abcnews.al