Nexhipi: Situatë e rrezikshme

0
Gjigandi

Në mungesë të presidentit Safet Gjici, drejtori sportive i Kukësit, Nderim Nexhipi, ishte i pranishëm në mbledhjen e sotme, mes drejtuesve të 10 klubeve të Superiores, ku u vendos rifillimi i aktivitetit në dantën 3 qershor. Nexhpi foli për këtë vendim, teksa u shpreh:

“U vendos që kampionati të nisë në datën 3 qershor, do të ketë edhe ndeshje Kupe dhe në datën 29 korrik të jetë data përfundimtare e kampionatit. Finalja e Kupës do të luhet në 2 gusht.  Është dhenë një protokoll i cili do të aprovohet nga Ministria e Shëndetësisë. Në kushtet tona në Shqipëri, klubet kanë probleme me infrastrukturën dhe financën. Kishte bisedë, të gjithë dhanë mendimin e tyrë. Gjici nuk kishte mundësi të ishte.

Duhet kohë që skuadra të kthehet në fushë. Nuk është koha e mjaftueshme, kemi ndaluar shumë. Është rrezik i vogël, do tëntojmë të bëjmë stërvitje dhe të kthehemi. Nëse mendohet për një rifillim e kam thënë që duhen 3 javë minimum stërvitje. Shpresoj të mos ketë lëndime. Jemi edhe në garat e Kupës.

Do jetë problem për lojtarët. Shpresoj që të stërvitemi sa më shumë. Nuk kemi probleme financiare. Këto ditë lojtarët do të marrin një pagë. Shpresoj që të vazhdojmë sa më shpejt pjesën e mbetur të kampionatit. Çdo ekip do bëjë kontrollin e temperaturës. Duke parë pauzën e madhe të lojtarëve, po u federova, besoj se 45 minuta i nxjerr (qesh)”, u shpreh Nexhipi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu