Newcastle United gjatë merkatos së verës pritet të transferojnë “yllin” e Barcelonës, Philippe Coutinhon.
Familja mbretërore e Arabisë Saudite është shumë pranë pronësisë së klubit të njohur anglez ku do të kryejë investime të mëdha.
Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, blerja e klubit nga sheikët do të rriste fuqinë shpenzuese të Newcastles dhe ardhjet do të ishin të mëdha në “St James Park”.
Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, shihet si trajneri i cili do t’i jepte atyre mundësisë të jenë sfidues të titullit.
Në krahun tjetër, Coutinho shihet si nënshkrimi i parë i madh i Newcastles, i cili do t’i ndihmonte drejt objektivave dhe do të hapte rrugë transferimeve tjera të mëdha.
Barcelona dëshiron të shesë Coutinhon i cili momentalisht është i huazuar te Bayern Munchen që nuk preferon të shpenzojë 70-80 milionë euro për brazilianin.