Liverpooli përmes rrjeteve sociale ka lajmëruar se ia ka zgjatur kontratën, mesfushorit Adam Llallana.
Ai do të qëndrojë te Liverpooli deri në përfundim të këtij sezoni.
Këtë klubi e bëri në mënyrë që Lallana ta festojë titullin e Premier Ligës me skuadrën.
Klopp e vlerëson lart kontributin e Lallanes edhe jashtë fushave, prandaj ka vendosur që ta shpërblejë atë me zgjatje kontrate deri në përfundim të sezonit.