Neni që falimenton federatat

0
Neni që falimenton federatat
Gjigandi

Neni që falimenton federatat!

Urdhri për ndarjen e fondit grant për federatat sportive olimpike ka shkaktuar një kaos të vërtetë në komunitetin e sportit në vend. Por përtej uljes së madhe me plot 64% të shumës financiare, një pikë e këtij urdhri i vendos përfundimisht drynin sportit.

Në pikën 9 të udhëzimit thuhet se për shpenzimet e personelit nuk duhet të jenë më shumë se dy punonjës, në shumën totale deri në 20% të financimit vjetor nga buxheti i shtetit dhe në masën jo më pak se niveli i pagës minimale sipas legjislacionit shqiptar.

Pra, nëse ky urdhër do të ishte përfundimtar dhe jo i pjesshëm, atëherë federatat nuk do të ishin në gjendje për të përballuar as rrogat e sekretarëve, duke sjellë automatikisht falimentimin e tyre.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu