Totenhemi i ofron kontratë të re mesfushorit

0
Gjigandi

Totenhem dëshiron ti ofrojë një kontratë të re mesfushorit Erik Dajër, dhe këtë e konfirmon trajneri Murinjo. 26 vjeçarit anglez i skadon kontrata në fund të sezonit tjetër.

“Ne duam që Erik të nënshkruajë një kontratë të re me ne. Ai më ka thënë që është shumë i lumtur këtu.

Shpresojmë që të gjejmë marrëveshjen me njëri tjetrin:, tha Murinjo. Dy ndeshjet e para që prej rifillimit të kampionatit, Erik Dajër i ka luajtur si mbrojtës qëndror pozicioni i tij i preferuar.

Mauricio Poçetino paraardhësi i Murinjos në stolin e Totenhemit e ka përdorur Dajërin si mesfushor mbrojtës. Erik Dajër iu bashkua Totenhemit në vitin 2014 nga Sporting Lisbona për 4 milion euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu