Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora kishte rikrijuar veshjen ikonike të artisti të famshëm, Prince për performancën e saj në “AmfAR Gala” të vitit 2019.
Ndërsa, sot (e enjte) në përvjetorin e pestë të vdekjes së ylli amerikan, 31-vjeçarja ka risjell këtë dukje të saj në një postim të radhës në InstaStory.
Rita shihet e veshur me një kostum me ngjyrë të kuqe, pantallona dhe jelek të kombinuar me një këmishë të bardhë, identike me atë që Prince kishte veshur vite më parë.
Foto: Getty Images
“Na mungon”, ka shkruar Rita sipër imazhet ku shihej ajo dhe Prince me veshje të njëjtë.
Kujtojmë që Prince ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare nga mbidoza më 21 prill të vitit 2016.
Ndryshe, Rita mbetet e angazhuar si anëtare e jurisë në edicionin e ri të spektaklit “The Voice Australia”.
Foto: Getty Images
Së fundmi, krijuesja e hitit “Your Song” foli për betejën e nënës së saj, Vera Ora me kancerin e gjirit, Rita shpërtheu në lot teksa rrëfente periudhën e vështirë në të cilin kishin kaluar familja e saj.
Ndërkohë, ditëve të fundit artistja shqiptaro-britanike ka shijuar pushimet pikërisht me nënën e saj dhe motrën, Elenën në Hawaii.
/abc24.al/
Foto: Vera Ora/Instagram