Kejvina Kthella është një personazh që komentohet shpesh në media. Së fundmi, në fokus është vënë jeta e saj private. Bukuroshja është fotografuar në shoqërinë e një mashkulli. “N’Zoom” ka publikuar fotot dhe shkruan se: “Kejvina është në një lidhje dashurie dhe çifti më i ri i showbiz-it po drekonte në një nga restorantet në periferi në Prishtinës.”
Në llogarinë e Kejvinës në Instagram shohim shpesh poza provokuese, ku tregon linjat seksi e format bombastike që shumica ia kanë zili. Shumë herë modelen e kanë akuzuar për photoshop, duke pretenduar se ajo nuk është fiks ashtu siç shfaqet në foto.
Këto komente Kejvina i ka marrë gjithmonë me sportivitet dhe më herët i ka vendosur pikat mbi “i” të gjitha këtyre fjalëve. Me një video të publikuar në InstaStory, modelja i ka bërë të gjithë të flasin me vete teksa ka treguar trupin në një video ku s’mund të bënte photoshop.